Një grua është grabitur dje nga një person në njërën nga rrugët e fshatit Llapushnik të Drenasit, shkruan portali rajoni.org!
Rajoni mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur në mes të rrugës, derisa gruaja ishte duke ecur, kur papritmas i doli një person përball dhe ia morri çantën.
Ajo qe dihet deri tani është se viktima ka deklaruar se në çantë i ka pasur 210 €, 80 funta dhe dokumentet personale
Sipas informatave njësitë relevante policore iu kanë përgjigjur rastit, është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet