Rrugën e shumë yjeve të futbollit evropian për kalimin në futbollin arab, pritet ta ndjekë edhe një kosovar. Bëhet fjalë për reprezentuesin e Kosovës, Florent Hasanin.
Sulmuesi i Tiranës është shënjestruar nga një skuadër arabe dhe pritet që karrierën ta vazhdojë në ligën e “sheikëve”.
Te Tirana janë të sigurt që Hasani do të ikë dhe do të sjellë para. 500 mijë euro pritet të jetë shifra e transferimit të kosovarit në ligën arabe.
Sulmuesi i Kosovës ka shënuar 19 gola në edicionin që lamë pas dhe ishte sulmuesi kryesor në kampionatin shqiptar.