Shemsi Gashi, zyrtar në Komunën e Skënderajt, është pensionuar, shkruan portali rajoni.org.
Për vite me radhë ai ka punuar si shefit të Drejtorisë për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale në këtë komunë.
Me këtë rast u organizua një koktej rasti ku kanë marrë pjesë kryetari i komunës Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, familjarë e kolegë të tij.
Njoftimi i plotë:
Faleminderit z.Shemsi Gashi!
Ceremonia e organizimit të pensionimit të shefit të Drejtorisë për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale, z.Shemsi Gashi, që kontribuoi për shumë vite duke shërbyer me përkushtim dhe integritet të lartë profesional!
Paç shëndet!