Liria e Kosoves ka kulmuar me luftën e lavdishme te UÇK’së, e duke ditur se bazamenti i UÇK’së është familja e komandantit legjenadar Adem Jashari – embleme e kësaj ushtrie, e në anën tjetër pa këtë familje ta shënosh diten e çlirimit të Skenderajt, ëshë diqka shumë e pa kuptimt dhe festa jetë gjysmake, shkruan portali rajoni.org.
Kjo gje ka ndodh serish në Skënderaj më rastin e shënimit të përvejtorit të 24 të çlirimit të Skënderajt, ku në festen edhe ashtu të zbehtë të shënimit të kësaj date mungoj kjo familje e cila dha gjithëçka pë lirinë qe ne po e gezojmë.
Mirëpo këtu në Skenderaj, sot ndodhi edhe një qudi tjeter.
Me rastin e kësaj date historike u perurua edhe busti i heroit dhe veprimtarit Idriz Rreci i cili ishte edhe themelus i Degës se LDK-së në Skenderaj dhe kryetar i saj për shumë vite.
E në këtë ceremoni aty nuk u pa askush nga strukturat e LDK’së, e as të degës se kësaj partie në Skenderaj.
Burimet nga dega e LDK’së në Skenderaj i kanë thënë portalit rajoni qe ata nuk kanë qenë të ftuar të marrin pjesë në këtë ceremoni por edhe me qenë të ftuar ata nuk do të shkonin në tubimet që i organizojnë Fadil Nura e Sami Lushtaku, të cilët sipas burimit në fjale këto veprim po e bëjnë vetëm për shkaqe politike dhe të disa arsyjeve tjera të cilat sipas tij ata e dijnë vetë më së miri./Rajoni.org/