Bashkëluftetari me i afërt i Adem Jasharit dhe i familjes legjendare Jashari, të cilëve nuk ju nda për asnjë moment, Gjeneral Nuredin Lushtaku nëpërmjetë një postimi në rrjetin social “facebook” ka thënë se për 24 vjetorin e çlirimit të Skenderajt, pushteti i Fadil Nurës nuk ka vendosur flamuj në kompleksin memorial “Adem Jashari”, familje e cila ra i madh e i vogël për çlirimin e Kosovës dhe lirinë tonë, shkruan portali rajoni.org.
Ai tutje në reagimin e tij ka thënë se ky pushtet me pasë fytyrë jep dorëheqje sepse kështu Skënderaj në krye më nuk i duron.
Njoftimi i plotë:
Qeverisja komunale e Skënderajt e paaftë, e papërgjegjshme dhe e panjerzishme.
Për ditën e çlirimit të Skënderajt të “harrohet” stolisja e Kompleksit Memorial “Adem Jashari” me flamuj nuk është vetëm paaftësi, por është kulmi i poshtërsisë së kësaj qeverisje.
Injorantë, inatçorë e të turpshëm janë kjo qeverisje e përcjellur nga skandalet e njëpasnjëshme, ku në ditën e çlirimit të Skënderajt (Kosovës) nuk vendosin flamujt në Kompleksin në të cilin pushojnë trupat e familjes Legjendare “Jashari” të cilët ranë i madh e i vogël për çlirimin e Kosovës dhe lirinë tonë por kurrë për pushtetarë të tillë të poshtër që harrojnë dhe injorojnë historinë.
Ju me pasë fytyrë jepni dorëheqje sepse kështu Skënderaj në krye më nuk ju duron.
NL.