E mërkurë, 15 Janar, 2025

“Kërkohet ndihmë urgjente për shërimin e minatorit, ai është babi i tre fëmijëve dhe kujdestar i dy jetimëve”

Minatori i Trepçës, Petrit Bajrami është diagnostikuar me Leokimi Akute.

Sipas rekomandimeve dhe diagnozave të mjekëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Petriti duhet urgjentisht t’i nënshtrohet transplantit të Palcës Kurrizore.

Shërimi i tij nuk mund të bëhet në Kosovë, si opsion është shteti i Turqisë, spitali MEDICALPARK në Stamboll.

Në bazë të profakturës kostoja e shërimit të  Petritit është mbi 100 mijë euro.

Familja e Petritit dhe minatorët e Trepçës janë duke bërë përpjekje që t’i sigurojnë mjetet financiare për shërimin e tij por që e gjithë shuma që nevojitet për trajtim është e papërballueshme për ta.

Për transfere bankare e keni në dispozicion xhirollogarinë e Drita Bajramit, bashkëshortes së Petritit.

Petrit Bajrami

Petriti jeton me nënën, bashkëshorten dhe tre fëmijët, ndërsa në dy vitet e fundit është duke u kujdesur edhe për fëmijët e vëllaut të tij pasi që nëna e tyre ka ndërruar jetë.

Për kontakte me familjar ja kontaktet e telefonit ne Viber dhe WhatsApp,

+38349811952  dhe +38349415144.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer