E diel, 12 Janar, 2025

A po i ‘zhvat’ qytetarët biznesi i “oligarkut” të Skenderajt!?

Dje është bërë hapja sezonale e pishinës “Aqua Park” në Mitrovicë, ndryshe i njohur si biznes i një afaristi të fuqishëm të Skenderajt, pronar i disa bizneseve.

Mirëpo, krejt çka ka ra në sy, në hapjen e këtij biznesi janë çmimet tejet të larta për të cilat qytetarët po ankohen.

Pra, nese në një pishin tjeter – bileta e hyrjes me së shumëti është 3€, apo në Gjermani është 4€, në aqua park në Mitrovicë është dyfishi i saj, 8€, madje në hyrje të pishinës te dera e këtij biznesi të kontrollojne çanten se mos ki produkte konsumuese me vetë.

Për këtë, ka reaguar edhe gazetarja nga Mitrovica, Syzana Hajradini, duke i bërë thirrje Komunës së Mitrovicës për kontrollë.

Rajoni ditëve në vijim do të sjelle një hulumtim të plotë lidhur me biznesin, pronësinë dhe prapaskenat e pretenduara nga palet e treta.

Ky është postimi i plotë i saj:

Per momentin jam ne Gjermani. Duke e dite qe ktu moti eshte shume i mire vendosa me shku ne nje pishine. Hyrja ishte vetem 4 euro, madje po mujshe me marre gjithcka nga shtepia, si ushqim, uje e pije nga me te ndryshmet.

Nderkaq ne pishinen “Aqua Park” ne Mitrovice, bileta per femije po kushtojka 6 euro gjate javes e per te rritur 8 euro. Per vikend po u bojka deri n10 euro. Madje nder te tjera te dera ta kontrollojne çanten se mos ki uje e le ma dicka tjeter.

Pyetja eshte e thjeshte a i kontrollon dikush keto pishina ne Kosove, a leshojne kupona fiskal, a po iu ka ra dielli e spo dini cka po boni. 😱

Komuna e Mitrovicës, Inspektorati i Punës

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer