E mërkurë, 15 Janar, 2025

SKANDAL: Suspendohet përsëri certifikata e biznesit të Klan Kosovës, anulohet vendimi i djeshëm

Mediumit Klan Kosova raportohet se i është pezulluar përsëri çertifikata e biznesit nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK).

Ky medium ka raportuar para pak minutave se sot është marrë një vendim i ri nga ARBK-ja e ku anulohet vendimi i një dite më parë i cili anulonte vendimin për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.

Sipas këtij vendimi – siç transmeton vetë Klan Kosova – theksohet që u.d. e drejtoreshës Pranvera Prestreshi është zënë nën “rrethana të konfliktit të interesit”meqë një avokat që punon në Klan Kosova është “familjar i saj”.

Më tej, Klan Kosova vazhdon edhe me të tjera informacione shqetësuese:

“Sipas informatave nga media tjera, znj. Prestreshi është shkarkuar nga pozita e u.d. drejtoreshës, kurse në vend të saj është emëruar znj. Lebibe Haliti, që është motra e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti.”

Znj. Haliti më parë ishte u.d. e kryeinspektores së inspektoriatit të tregut. Nacionale nuk ka arritur ta verifikojë edhe më tej informacionin për znj. Haliti.

“Klan Kosova vazhdon të besojë se veprimet e ditëve të fundit, si dhe ky i sotmi, janë tendencë e qartë për të pamundësuar veprimin e medias së pavarur dhe shprehjes së fjalës së lirë. Klan Kosova, si dhe deri më tash, edhe për këtë hap do t’i njoftojë të gjitha organizatat dhe institucionet e medias dhe gazetarëve në vend dhe në botë, përfaqësitë diplomatike dhe misionet ndërkombëtare të akredituara në Kosovë.”

Një ditë me parë, Agjencia Kosovare për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK) kishte njoftuar se ka shfuqizuar vendimi për pezullimin e certifikatës së biznesit për televizionin.

Vendimi i MINT-it për pezullimin e kësaj licence kishte nxitur reagime të ashpra vendore dhe ndërkombëtare. Veprimi i qeverisë nga mediat e Kosovës, opozita dhe ambasadorët e akredituar në Prishtinë ishte cilësuar si i dyshimtë.

Në njoftimin e saj, ARBK ka bërë me dije se vendimin e ka shfuqizuar pasi kanë ndryshuar rrethanat faktike.

Me këtë rast, Drejtoria e ARBK-së zyrtarisht ka njoftuar se kështu ‘kanë ndryshuar rrethanat faktike’, të cilat kishin nxitur vendimin e javës së kaluar për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës, duke dhënë vlerësimin e ri se ai vendim tash është shfuqizuar”, kishte njoftuar Klan Kosova.

Përfaqësuesit e mediave e kanë mirëpritur vendimin e ARBK-së për të anuluar vendimin për pezullimin e certifikatës së biznesit të medias Klan Kosovës.

Flutura Kusari, juriste e mediave, ka vlerësuar se ky veprim vërteton 100 për qind faktin që vendimi i parë nuk ishte dokument juridik, por vendim politik i menduar keq.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se kushdo që e ka mëndur një gjë të tillë ka vepruar në mënyrë të gabuar.

E mirëpres vendimin e ARBK-se për te anuluar vendimin e kundërligjshëm për pezullimin e certifikatës së biznesit të medias Klan Kosova. Anulimi vërteton 100% faktin që vendimi i parë nuk ishte dokument juridik por vendim politik i keqmenduar dhe i demshem. Me vjen shumë shumë keq për demin që i është bërë vendit tonë. Kushdo që e ka mendu, koordinu dhe aprovu këtë ide ka gabuar rëndë dhe pasojat do t’i vuan shoqnia jonë, vendi jonë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Kryeministri Albin Kurti”, ka shkruar Kusari.

Pretendimet e MINT-it

Një javë me parë, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, kishte iniciuar kallëzim penal në Departamentin e Krimeve të Rënda në kuadër të Policisë së Republikës së Kosovës, ndaj televizionit Klan Kosova , zyrtarëve përgjegjës nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve dhe personave përgjegjës të kompanisë.

Kallëzimi ishte ngritur nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, si dhe keqpërdorim të autorizimeve ekonomike.

Përmes një komunikate për medie, kjo ministri kishte njoftuar se ka marrë vendimin për pezullimin e certifikatës së biznesit për televizionin në fjalë.

“Mbështetur në aktet ligjore, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përkatësisht Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve e Kosovës, gjithashtu ka marrë vendim që të pezulloj certifikatën e biznesit të Shoqërisë Tregtare “KLAN KOSOVA” SHPK, deri në një vendim tjetër. Për vendimin e ARBK-së, është ftuar në takim dhe është njoftuar pala, përkatësisht pronari i Shoqërisë Tregtare “KLAN KOSOVA” SHPK”, ishte thënë në komunikatë.

Një veprim i tillë kishte nxitur reagime të shumta në vend. Kjo sepse asnjëherë deri me tani në Kosovë nuk ishte parë një rast që Qeveria tenton ta mbyll një media.

Më pas, rasti u dërguar në Komisionin e Pavarur për Media, i cili është institucioni kompetentet për marrjen e licencave për mediat audio-vizove.

Javën e kaluar, KPM-ja ka rekomanduar që Klan Kosova brenda 30 ditësh të plotësoj dokumentacionin e nevojshëm.

1. Obligohet ofruesi i shërbimit medial “Klan Kosova”, që në afat prej 30 ditësh, nga pranimi i këtij vendimi, të plotësojë dokumentacionin e nevojshëm për mbajtjen e licencës se transmetimit, konform Rregullores KPM-2021/01 për Ofruesit e Shërbimeve Mediale Audio dhe Audiovizuele, dhe 2) Dështimi për të vepruar në pajtim me Rregulloren KPM-2021/01 brenda afatit të përcaktuar më lartë, do të rezultojë me masa sanksionuese të përcaktuara në Ligjin për KPM”, ishte thënë në rekomandimin e KPM-së.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer