Bizismenja dhe anëtarja e PDK’së, Mihane Bekteshi-Kodra nuk pritet të jetë më kryetare e skuadrës së Drenicës.
Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se klubi nuk do të jetë më nën urdhërat e saj, kjo pas largimit nga Superliga e Kosovës, gjithmonë nëse nuk ka ndonjë ndryshim në momentet e fundit.
Skuadra nga Skenderaj kishte një sezon shumë të dobët vitin e kaluar, duke u larguar për herë të parë nga niveli elitar i futbollit tonë.
Nuk ka pasur asnjë shenjë organizimi deri më tash tek kuqezinjtë, tek të cilët duket se do të ketë reforma të mëdha. Një numër i madh i futbollistëve janë larguar deri më tash nga skuadra.