Pavarësisht se ishte rregulluar me rregullore të veçantë, që barnatoret në Komoran të punojnë 24 orë, pra të ketë barnatore që mbajnë kujdestarinë, një gjë e tillë nuk po ndodhë.
Natën e 26 qershorit, pra natën e mbrëmshme qyetarët kanë raportuar se ju është dashur të shkojnë në Drenas të furnizohen me barërat e nevojshme për mjekim, duke shkaktuar kështu shpenzime të panevojshme në karburante por edhe vonesa në furnizimet me barërat e nevojshme.
Krejt kjo për shkak të papërgjegjësisë së barnatoreve të cilat nuk mbajnë kujdestarinë.
“Drenica Sot” do të kërkojë sqarime nga Drejtoria për Shëndetësi në Komunën e Drenasit, se përse një gjë e tillë po ndodhë në këtë vend.