Komuna e Drenasit ka dhënë pagesa për punë të pa kryera. Vlera e këtyre kap shifrën afro 100 mijë euro. Bëhet fjalë për dy kontrata në të cilat janë vërejtur se janë dhënë paratë për punët të cilat nuk ishin të përfundura gjatë ekzaminimit të ZKA-së. Këto punë u përfunduan pas ekzaminimit.
Edhe pse me rregulloren për shpenzimin e parasë publike, nenet 22 deri 26, nder të tëra përcaktojnë se paraprakisht duhet të bëhet pranimi i pasurive/punës pastaj duhet te bëhet pagesa, komuna nuk iu përfill kësaj rregullore.
Zyra Kombëtare e Auditimit , në raportin vjetor të performances ka vërejtur dy kontrata që vlera e përbashkët e tyre është mbi 95 mijë euro. Në kontratën për ‘Ndërtim të Stadionit të Qytetit’ u pagua 68 mijë euro për punë të pa kryera. Edhe në një kontratë tjetër sipas ZKA-së u dhanë 27 mijë euro.
“Të kontrata “Nërtimi i Stadionit të qytetit – faza e dytë” prej 1,750,491€, vlera e punëve të paguara por që nuk ishin realizuar është 68,268€. Përkatësisht fjala është për pozicionet 1.1, 4.2, 4.3. 4.4, 5.1, 5.2, 5,3 dhe 5.5 të paguara me situacionin nr. 18 në vlerë prej 100, 000€; si dhe Të kontrata “Fushat sportive dhe rekreacion LOT 2” 49,326€ vlera e punëve të paguara por që nuk ishin realizuar është 27,396€. Projekti është për ndërtimin e dy fushave sportive, njëra ne Terstenik si dhe tjetra ne Kizhnareke. Pagesat për ketë kontrate pothuajse ishin kryer ne tërësi, përkatësisht, vlera e paguar ishte 47,006€. Pozicionet e paguara qè nuk ishin realizuar janë: V.4, V .5, V,6, dhe V.7 (pozicioni i V.7 ishte realizuar në fushën sportive në Kizhnarekë por o edhe në Terstenik)“, thuhet në raport.