E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024

Besnikria e Ramiz Lladrovcit ndaj shokëve!? E përjashton nga PDK’ja, asamblistin qe dikur e quantë mik të tij e të familjës!

Ushtruesi i Detyrës së Kryetarit të Degës së Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka marrë vendim për përjashtimin e përkohëshëm të tre asamblistëve të PDK-së nga Grupi i asamblistëve dhe nga funksionet tjera të nivelit lokal, shkruan portali rajoni.org.

Në letrën e dërguar Kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqit dhe Kryesisë, ai ka marrë vendim për përjashtim të përkohshëm nga Dega e PDK-së në Drenas, të: Labinot Halilaj, Arigon Sinani dhe Hamit Kastrati.

Pra, në mesin e tyre është edhe Labinot Halilaj për të cilin publikisht Ramiz Lladrovci e quantë mik dhe bashkëpunëtor të denjë të tij dhe familjës se tij e të cilin dikur e falenderontë për punët e mira qe i kanë kryer sebashku.

Siç duket pas shkëputjës se shoqnisë se dikurshmë me ish kryetarin e Skenderajt, Bekim Jashari të cilit dikur nuk i ndahej as në vizitat e tij private, tani rradha i erdhi edhe një mikut tjetër të tij, Labinotit, figure e çmuar e PDK’së dhe aktivist i devotshëm i kësaj partie.

Nuk dihet se kush prej shokëve të Ramiz do ta këtë radhën nesër apo thjesht ai ka zgjedhur qe rrugëtimin ta beje vetëm.

Portali rajoni ju ka shkruar asamblistve të përjashtuar por të njejtit nuk kanë dashur të deklarohen./Rajoni.org/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer