E enjte, 16 Janar, 2025

‘Po ju rrezikohet shëndeti’, Veterani UÇK-së i cili ka 11 anëtarë të vrarë gjatë luftë, në gjendje të keqe – Komuna e Skenderajt nuk e merrë parasysh [FOTO]

Veterani i UÇK-së, i cili ka 11 anëtarë të vrarë gjatë luftës, komuna e Skënderajt nuk po e merr parasysh qe të ja largoj kanalizimin i cili po i’a rrezikon shëndetin atij dhe familjes së tij, shkruan portali rajoni.org.

Se trajtimi i kërkesave të veteranëve të UÇK-së dhe familjeve të dëshmorëve është përdorur vetëm si propagandë nga pushteti aktual i Skënderajt sa për të ja u vjelur votat e tyre e dëshmon edhe rasti i trajtimit të veteranit të UÇK-së, Ilmi Ahmetit nga Rezalla e Skënderajt, i cili ka 11 anëtarë të vrarë gjatë luftës dhe një vëlla të plagosur, gjithashtu veteran.

Komuna e Skënderajt tash e sa ditë nuk i është përgjigjur kërkesës së tij për të ia rregulluar kanalizimin që përfshin një pjesë të arave pranë shtëpisë dhe se për shkak të kundërmimit të ujrave të zeza, ai dhe familja e tij po hasin vështirësi që të qëndrojnë në shtëpi.

Elmiu për portalin rajoni.org ka thënë se ka kërkuar shumë herë ndihmë për këtë problem në dyert e komunës, por nuk është marrë parasysh.

“E kam këtë problem që tre muaj dhe nuk po mundemi të qëndrojmë nga kundërmimi i erës së shkaktuar nga ujërat e zeza që kanë vërshuar në arat pranë shtëpisë sime. Kam vizituar zyrat komunale dhe nuk kam lanë zyre pa qel, megjithatë deri tani nuk më kanë marrë parasysh”, thotë ai me keqardhje dhe shton se ka frikë se familja mund të helmohet nga kjo situatë.”/Rajoni.org/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer