E hënë, 13 Janar, 2025

E dhimbshme: Ky është 56-vjeçari i familjes Hajda që u gjet pa shenja jete në banesën e tij

Gazeta Sinjali mbrëmë raportoi për një vdekje të dyshimtë në rrugën ‘Xheladin Kurbaliu’ në Prishtinë, ku një person ishte gjetur pa shenja jete.

Sinjali mëson se viktima është Mazllum Hajda, 56-vjeçar.

Sipas burimeve të Sinjalit, dëshmitarët kanë bërë thirrje për ndihmë, pasi kanë vërejtur trupin e të ndjerit në korridorin e banesës së tij, dera e së cilës ishte e hapur.

Ekipi mjekësor i Emergjencës dhe Policia kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur në trupin e viktimës dhe vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Njësitë policore kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit, teksa nuk dihen ende shkaqet e vdekjes.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim mbi vdekjen’ dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer