Mërgim Berisha mund të përfundojë në Werder Bremen.
Nëse klubi gjelbër e bardh do ta shesë sulmuesin Niclas Fullkrug, atëherë mund t’ia mësyjë futbollistit kosovar.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi gjerman “Bild”, përcjell “Gazeta Express”.
Përfaqësuesi gjerman e bëri një sezon mjaft të mirë në Bundesligë, ku ishte i huazuar tek Augsburgu.
Ndërkohë, pak javë më parë klubi gjerman e bleu kartonin e futbollistit për 4 milionë euro nga Fenerbahçe, e cila e mbante kartonin e tij.
E tash, Augsburgu mund ta shesë 25 vjeçarin për 16 deri në 20 milionë euro.