E mërkurë, 20 Nëntor, 2024

Drenicasi kërcënon nënën e të dashurit të vajzës së tij: Kom me jau dhanë plumbin në ballë

Lidhjet e dashurisë mes të rinjve në shumë raste nuk gjejnë mbështetjen e familjarëve. Këta të fundit shpesh herë ndërhyjnë mes çiftit, ku përmes mënyrave të ndryshme, madje duke mos kursyer as kërcënimet, tentojnë që t’i ndajnë ata, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në Drenas, ku një person dyshohet se ka kërcënuar një grua, djali i të cilës është në lidhje dashurie me vajzën e tij.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se e gjithë ngjarja ka ndodhur në një lokal, ku në bisedë e sipër ka kërcënuar nënën e të dashurit të vajzës së do t’ua japë plumbin në ballë.

Përballë kësaj situate, e shqetësuar nga veprimet e të dyshuarit, 38-vjeçarja ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës, ku ka rrëfyer në detaje gjithë ngjarjen që ka ndodhur.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është përballur me denoncimin ndaj tij.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që 47-vjeçarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje’.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer