E mërkurë, 20 Nëntor, 2024

Vdekja e gastronomit kosovar po hetohet nga Policia, u gjet i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij

Gazeta Sinjali ka raportuar mëngjesin e sotëm për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në familjen Zhubi nga Shtërpca, ku më i dashuri i tyre, Iliri është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, ku bëhet e ditur se vdekjen e të ndjerit e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Viktima mashkull kosovar është gjetur  pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës u lirohet familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, vdekja e tij është cilësuar si “Hetim i vdekjes”,

Nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, i kanë shprehur ngushëllime familjes Zhubi për humbjen e më të dashurit të tyre.

Postimi i plotë:

TELEGRAM NGUSHËLLIMI!

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës në emër të anëtarëve të saj i shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjes Zhubi me rastin e vdekjes së Z. Ilir Zhubi.

Iliri ishte një prej gastronomëve më të veçantë të vendit tonë, i cili i dha një vlerë të shtuar kësaj industrie!

Prehu në paqe Ilir, të qoftë dheu i lehtë!

SHGK

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer