E mërkurë, 20 Nëntor, 2024

Raportoi se ish i dashuri e dhunoi para katër vitesh, dalin detaje se çka deklaroi vajza 18-vjeçare në Polici

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Zakonisht viktima janë vajzat dhe gratë të cilat raportojnë në Polici se janë keqpërdorur seksualisht qoftë nga persona të panjohur apo edhe nga ata me të cilët krijojnë lidhje dashurie, raporton Gazeta Sinjali.

Njër rast i tillë që dyshohet se ka ndodhur para disa vitesh në Fushë Kosovë është denoncuar tek tash në Polici nga një 18-vjeçare.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se vajza ka raportuar në Polici se në vitin 2019, sa ishte 14-vjeçare qshtë dhunuar nga i dyshuari me të cilin kanë qenë në lidhje.

Sipas dëshmisë së viktimës, e cila nuk dihet pse nuk e ka njoftuar Policinë për atë që dyshohet se kishte ndodhur, i dyshuari U.Q., tashmë 23-vjeçar e kishte detyruar të kryejnë marrëdhënie seksuale.

Madje, të njëjtat burime thonë së viktima ka deklaruar po ashtu se i dyshuari edhe e ka shantazhuar, se në rast se vajza nuk dëshiron të ketë raport intim me të, ai do t’ia publikonte disa foto të saj.

Si rezultat i denoncimit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar intervistimin edhe të personit të dyshuar, i cili ka dhënë deklaratë për dyshimet e ngritura ndaj tij.

Më urdhër të tij, kanë nisur hetimet në drejtim të veprës penale “Dhunimi” dhe pritet që të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme që zbardhin rrethanat e rastit.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer