E hënë, 13 Janar, 2025

Kosova bëhet me dronë “Bayraktar”: Kurti i prezantoi, oficerët e FSK-së u trajnuan – çfarë duhet të dini?

Tashmë edhe zyrtarisht Kosova posedon dronë “Bayraktar TB-2”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar të dielën fotografi të dronëve. Çështja e blerjes së dronëve kishte nxitur reagime kundërshtuese nga Serbia. Çka dihet?

Kryeministri, Albin Kurti, ka njoftuar për dronë të cilët Qeveria e Kosovës i ka blerë nga Turqia.

Kurti ka thënë se për përdorimin e dronëtve janë trajnuar edhe oficerë të FSK-së.

“Arsenalit të ushtrisë sonë i kemi shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2 të cilët i kemi blerë si Qeveri nga Turqia! Në dy vjet qeverisje e kemi shtuar për mbi 80% numrin e ushtarëve dhe mbi 100% buxhetin për ushtrinë. Kosova tash është edhe më e sigurt përveçse gjithnjë krenare! Me Komandantin e FSK-së gjenerallejtnant Bashkim Jashari dhe Ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj përgëzuam oficerët që e kanë kryer trajnimin për përdorimin e dronëve.” – ka shkruar Kurti.

Kohë më parë, presidentja Vjosa Osmani e kishte vizituar fabrikën e prodhimit të këtyre dronëve.

“Vizitën në Turqi e fillova në fabrikën për prodhimin e dronëve “Baykar”, në Stamboll, e cila është një rrëfim inspirues për arritjet në sferën e avancimit teknologjik dhe inovacionit të ndërlidhur me sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë”, kishte shkruar Osmani.

Çfarë janë dronët Bayraktar?

Dronët “Bayraktar TB2” bëjnë pjesë tek kategoria e dronëve më të mëdhenj.

Droni “Bayraktar TB2” është zhvilluar në Turqi nga Selcuk Bayrakar, i diplomuar në Institutin e Teknologjisë të Masaçusetsit.

Ai krahasohet me amerikanin Elon Musk, për avionin unik ushtarak që ka zhvilluar dhe për një prani në rrjetet sociale, ku shpesh është i egër ndaj kritikëve të tij.

Bayraktar, i cili është shef i teknologjisë në kompaninë e mbrojtjes Baykar, më 2016 është martuar me vajzën e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

“Bayraktar TB2” mund të qëndrojë në qiell deri në 27 orë dhe kjo mundësohet nga një motor i thjeshtë me helikë dhe po ashtu mund të fluturojë deri në 150 kilometra nga baza e tij.

Kjo fluturake, po ashtu, mund të pajisjet me katër raketa të llojit të “mikro municioneve të mençura”, që janë mjaft të sakta për të shkatërruar automjete të blinduara nga disa kilometra distancë.

Ky dron është zhvilluar në vitin 2014 nga firma Baykar.

“Bayraktar TB2” është 6,50 metra i gjatë, 12 metra i gjerë dhe ka peshë 420 kilogram.

Të fundit

Modestia e Jakup Nurës

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer