Manchester United do të provojë të blejë edhe gjashtë lojtarë të tjerë nëse Sheikh Jassim bin Hamad Al Thani e blen klubin.
Tashmë janë bërë tetë muaj që kur Glazers e vendosen në shitje një pjesë të klubit me Sheikh Jassim dhe Jam Ratcliffe që po drejtojnë në këtë garë.
Sheikh Jassim është favoriti mirëpo marrëveshje ende s’është arritur shkaku që kanë kërkuar 100 për qind të aksioneve dhe jo vetëm një pjesë ashtu siç shpresojnë familja Glazers.
Me ardhjen në krye të sheikëve, trajneri Ten Hag mund të kompletojë edhe gjashtë transferime të tjera.
Sipas Sky Sports News, Man United mund të rikthehej fuqishëm në garë për Harry Kane ose Victor Osimhenin, pasi sheikët do të pranonin të investonin 100 milionë euro për një sulmues.
Man United mund të përforcohej edhe në mesfushë dhe mbrojtje, por që ende nuk ka diskutuar me asnjë lojtar shkaku i buxhetit të limituar nga presidentët aktual.
Ndërkohë, “Djajtë e Kuq” do t’ua hapnin derën lojtarëve si Anthony Martial, Eric Bailly, Harry Maguire, Fred, Dean Henderson, Scot McTominay, Alex Telles, Van de Beek, Anthony Elanga dhe Hannibal Mejbri.