Leart Prapashtica është njëri nga talentët që pritet të ketë të ardhme të ndritur në futbollin kosovar.
Talenti 17 vjeçar i Ramiz Sadikut luan në pozitën e mbrojtësit të majtë dhe ka filluar që në moshë të re t’i tregojë vlerat e tij.
Ai së fundmi ishte lojtari më i ri që u paraqit në fushën e lojës në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Kosovës ndaj Dritës.
Prapashtica së fundmi ka marrë dy ftesa në adresë të tij, nga Përfaqësuesja e Kosovës dhe Kombëtarja e Shqipërisë.
Nga Kosova ai është ftuar për ndeshjet e U17 në raundin e dytë të kualifikimeve zyrtare “2022 UEFA European Under-17 Championship, Elite Round”.
Ndërsa nga Shqipëria, Prapashtica është ftuar nga U18 për ndeshje testuese të cilën kombëtarja e zhvillon mes vete me grupmoshat U19.
Lajmin e ka bërë të ditur babai i lojtarit, njëherit legjenda kosovare ish-portieri Naser Prapashtica.
Ai ka falënderuar Kosovën dhe Shqipërinë të cilat kanë shfaqur gatishmërinë që ta kenë Leartin në radhët e tyre.