Janë arrestuar dy persona, N. Z., 25 vjeçar dhe I. Z., 53 – në Skenderaj, pasi që dyshohet se me mjete të forta kanë dëmtuar xhamat e lokalit dhe veturën e viktimës, shkruan portali rajoni.org.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 22:00, në rrugën ”Fehmi e Xhevë Lladrovci” në Skenderaj.
Sipas ankuesit, vlera e dëmit qe i është shkaktuar është rreth 1500 euro.
Rasti është iniciuar dhe është duke u hetuar për veprën penale ‘’Dëmtim apo asgjësim i pasurisë”.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të dyshuarit N. Z., i është caktuar masa e ndalimit, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.