Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese, shkruan portali rajoni.org.
Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre.
Rajoni zbulon se një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në fshatin Qikatovë e Rë në Drenas, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij.
Pas sulmit fizike qe ia bëri vellau i saj, ajo si pasojë e lëndimeve të marra ka pranuar tretman mjekësorë në QKMF.
Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku është përballur me denoncimin kundër tij.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka marrë vendim që i njëjti të ndalohet dhe ndaj tij të nisin hetimet për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”./Ranoni.org/