Disa ditë më parë, Bebe Rexha publikoi në rrjete sociale disa mesazhe me të dashurin e saj, Keyan Safyari, ku ky i fundit e kritikon sepse këngëtarja ka shtuar peshë.
“Hej, unë s’të kam thënë kurrë që s’je e bukur dhe që nuk të dua. Në fakt, thashë sa e bukur je dhe sa shumë të dua. Por, gjithnjë të kam thënë që do të jem i sinqertë me ty dhe fytyra jote ka ndryshuar (për shkak të kilogramëve të shtuar)”
“Ti shtove 15 kg dhe sigurisht, more peshë dhe fytyra të ndryshoi. Duhet të shtirem sikur kjo s’ka ndodhur dhe është okay?”- i shkruante ai.
“Hë tani, shtova 1 kg dhe ti më quajte të mbushur dhe të shëndoshë. Nëse po mundohesh të gjesh arsye që të ndahesh, kjo ka kuptim, por nuk është arsyeja e vërtetë. Nëse ti je i palumtur me mua/veten/jetën tënde dhe nuk sheh një të ardhme me ne, është në rregull dhe kjo është arsyeja”,- iu përgjigj Bebe.
Duket se prapa “kuintave”, marrëdhënia e tyre është agravuar dhe më tepër, aq sa Bebe dhe Keyan i kanë dhënë fund lidhjes. Këtë e vërteton fakti që ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram. Duke lënë të kuptohet se çdo komunikim mes tyre është ndërprerë.