E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Horoskopi 22 Korrik 2023

Dashi-Kjo ditë është ideale përsa i përket marrëdhënies në çift dhe përjetimit të ndjenjave në maksimum. Sa i përket punës, jeni mjaft të stresuar, por momenti juaj i relaksimit do të vijë shumë shpejt.

Demi-Një problem shëndetësor do t’iu shqetësojë gjatë gjithë ditës së sotme. Do të jeni të frikësuar, por do të qetësoheni vetëm pasi të konsultoheni me mjekun. Tregoni kujdes me shpenzimet e tepërta.

Binjakët-Një ditë e mirë për të lindurit e kësaj shenje, që duhet ta ndjejnë veten të sigurtë nën ndikimin e Mërkurit, i cili edhe sot do t’i asistojë në shumë aspekte. Jeni shumë dinamikë dhe pasionantë.

Gaforrja-Vetëm se të tjerët mund ta kenë të vështirë të jetojnë sipas standardeve tuaja nuk do të thotë se ju duhet t’i braktisni edhe vetë. Përkundrazi, bëhet edhe më e rëndësishme të bëni udhëheqjen dhe t’u tregoni se nëse ju mund të bëheni të fortë, edhe ata munden.

Luani-Ngjarjet e sotme do t’ju zënë të papërgatitur, por nuk do të kalojë shumë gjatë dhe ju do të dini ta ktheni këtë situatë në favorin tuaj. Të tjerët mund të mos jenë kaq me fat.

Virgjëresha-Shumë gjëra mund të ndodhin në pesë minuta, aq është edhe koha që ju zgjasin nervat. Herën tjetër që ju mërzit diçka, jepini vetes pak kohë për t’u qetësuar dhe pastaj veproni. Mos rrezikoni që për shkak të momentit të mërzisni njerëz që keni përzemër.

Peshorja-Do të keni dëshirën për të folur më shumë se zakonisht sot. Shpesh kur ndiheni të lodhur dhe të mërzitur, një mënyrë për të dalë nga kjo situatë është të bisedoni me të tjerët. Fatmirësisht ata që ju rrethojnë do të jenë të hapur për t’ju dëgjuar, ndaj tregohuni të sinqertë nëse dikush do t’ju pyesë për situata të caktuara.

Akrepi-Hëna është në shenjën tuaj, ndaj përfitoni nga ky kalim pozitiv për t’u hapur në dashuri. Në punë rutina është gjithmonë e njëjtë, por së shpejti do pushoni pak nga angazhimet.

Shigjetari-Do të jeni viktimë e ndryshimit të humorit dhe nuk do të arrini që të bëni asgjë nga ato që kërkoni. Për sa i përket çështjeve financiare do të keni disa probleme dhe mund të kërkoni borxh tek të afërmit.

Bricjapi-Parashikohet një ditë në përgjithësi e qetë dhe pa shumë zhvillime, ndonëse nuk do të mungojë ndonjë ndodhi e papritur. Një “mea culpa” nga ana juaj mund të bëjë të përmirësohen raporte me partnerin.

Ujori-Mos u shqetësoni shumë nëse ajo mbi të cilën keni punuar javët e fundit do të ngecë. Me shumë gjasa ju thjeshtë duhet të përditësoni mënyrën se si e shikoni.

Peshqit-Ju duhet të ndryshoni rutinën e punës, ose në të kundërt këtë do të detyroheni ta bëni në ditët në vijim. Duhet ta bëni vullnetarisht para se të jeni të detyruar. Injorojini mendimet se ndryshimi është diçka për të cilën duhet të frikësoheni dhe përqafoni metodat e reja të punës.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer