Samuel Umtiti kthehet në Francë. Kampioni i botës në vitin 2018 ka gjetur gjuhën e përbashkët me Lille dhe, sikurse njofton RMC Sport, ka kaluar tashmë edhe vizitat mjekësore.
Një përforcim me kosto zero që siguron përvojë dhe cilësi për trajnerin Paulo Fonseca.
Umtiti, i cili prishi kontratën me Barcelonën pak javë më parë, do të firmosë kontratë dyvjeçare, pra deri në qershor 2025.
Pas vitesh shumë të vështira, të karakterizuara nga dëmtime të shumta që kushtëzuan shumë performancën e tij te Barcelona, Umtiti rilindi te Lecce.
Qendërmbrojtësi francez luajti 25 ndeshje për ekipi puljez, duke rigjetur formën dhe besimin.
U përfol, në fakt, për një rikthim te Lyoni, skuadra nga ku u largua shtatë vjet më parë, por në fund pranoi t’i bashkohej Lilles, ku me siguri do të ketë më shumë mundësi aktivizimi.