E mërkurë, 20 Nëntor, 2024

E pa shpjegushme: Insitucioni qe njihët për punsimin e familjarëve të Lladrovcit & CO – qe dy vitë është pa shef të emergjencës

Shëndeti dhe siguria e qytetarëve është prioritet i secilit kryetar të Komunës.

Por si duket një gje e tille nuk është prioritet i kryetarit aktual të Komunës se Drenasit, z. Ramiz Lladrovci.

Institucioni qe njihet për punësimin e familjarëve të Lladrovcit dhe vartësve të tij, ka mbi dy vite qe nuk ka shef të repartit jetik – atë të emergjencës.

Rajoni ka kontaktuar drejtorin e këtij institucioni i cili ka pohuar se nuk ka shef emergjence, duke u arsyetuar se nuk ka staf adekuat dhe së nuk kanë dashur t’a rëndojne buxhetin e këtij enti shëndetësorë.

“Po – nuk ka shef emergjence, por kjo është për shkak stafit jo adekuat dhe se nuk kemi pasur buxhet të maftushëm, por se kontrolli dhe menaxhimi i këtij sektori bëhet nga departamentet tjera”, ka thënë ndër të tjera Ismet Bogiqi.

Mirepo sërish portali rajoni qendron prapa informacionit se ky entitet ka mbi 2 vite pa shef në emergjencë.

Pse është e rëndësishme emergjenca?

Pra, emergjenca – është pjesë e Shërbimit të emergjencës mjekësore, i cili merret me diagnostifikimin, trajtimin e pacientit emergjent, stabilizimin e funksionit vital të jetës dhe transportin në institucionet përkatëse shëndetësore.

Kur ndryshimi i përnjëhershëm i gjendjes shëndetësore, që në rast të mungesës së këtij ofrimi të shërbimit të shpejtë shëndetësor rrezikon jetën ose dëmton seriozisht shëndetin e qytetarit ose banorit.

E ky departament të lihet pa shef qe dy vite është e pa shpjegushme dhe e pafalshmë.

Burime e Rajonit kanë thënë se stafi i emergjencës punojnë në kushte të vështira, me mungesë stafi sidomos gjatë sezonës së mërgimtarëve, higjienë e dobët në veçanti në tualete, mungesë barnash dhe orar të pa përshtatshëm./Rajoni.org/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer