Kosovarët si ‘merakli të armëve’, ato i përdorin shpesh edhe në ahengjet familjare, përmes së cilës shprehin ‘gëzimin’ e tyre për një ngjarje të caktuar. Kështu zgjodhi të festojë dikush në një dasmë në Terrnavc të Skenderajt, raporton portali rajoni.org.
Burimet e portali rajoni.org bëjnë të ditur se Policia ka ‘shqetësuar’ dasmorët, pasi ka dalë në vendin e ngjarjes posa morën informatën se janë dëgjuar të shtëna me armë.
Policia aty ka arrestuar të dyshuarin F. Haxhiu [21 vjeç] të cilit i është konfiskuar një Pistoletë me dy gëzhoja.
Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ’’ Mbajtje ne pronësi, kontroll, posedim të pa autorizuar të armë dhe përdorim i armës’’.
Kujtojmë se mbajtja e armëve pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohet me burgim ose me gjobë.