E mërkurë, 20 Nëntor, 2024

EKSKLUZIVE: Tenderi 4 milionësh në Drenas, komuna jep shënja favorizuse për të shpallur fitues grupin e OE të afërt me Ramiz Lladrovcin!?

Portali rajoni.org dje ka raportuar se Komuna e Drenasit e ka hap ofertat e tenderit për projektin “Zgjerimi dhe ndertimi i sheshit Fehmi dhe Xheve LLadrovci Drenas” me vlerë të parashikuar prej 4 milion e 392 mije e 660 euro e 60 cent.

Portali rajoni.org ka mësuar se në garë kanë marrë pjesë 2 grupe të OE.

Sipas burimeve të rajonit – ofertën e parë e ka paraqitur grupi i OE ILEAA – GR SH.P.K.; DELTA -CCD SH.P.K.; FRONI 1 SH.P.K. – me çmim prej 4 milion e 388 mije e 178 euro e 38 cent.

Ndërsa i njejti burim njofton se oferta e dytë është nga grupi i OE i përbere nga Mendi -P SH.P.K.; NEN EUROING SH.P.K.; N.T. „,Fer-Petroll; N.N.SH. WORLD MEDIUM me çmimin prej 3 milion 450 mije 607 euro e 37 cent.

Të njejtat burime nga zyra e prokurimit në Drenas kanë thënë se ka tendenca të kundërligjshme për të favorizuar grupin e OE i cili dihet botërisht qe ka afërsin e tyre me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovcit.

Sipas burimeve në fjale – dyshohet dhe faktohet se grupi OE qe pritet të shpallet fituese nuk i plotëson kriteret dhe se nuk i ka kapacitet e mjaftushmë për t’a fituar tenderin në fjalë; për të gjitha, portali rajoni.org – ditëve në vijim do të raportoj dhe do të i hulumtoj nëpërmjetë qasjeve në dokumentat publik.

Të fundit

Shpallje e pavlefshme

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer