E mërkurë, 20 Nëntor, 2024

Gruaja ushtron dhunë ndaj bashkëshortit pasi vendosi të divorcohej

Pothuajse çdo ditë në Policinë e Kosovës denoncohen raste të dhunës në familje, ku viktima janë kryesisht gratë, të cilat përjetojnë dhunë qoftë nga bashkëshortët, apo edhe familjarët e tjerë. E në raste më të rralla, janë burrat ata që kërkojnë ndihmë si viktima të dhunës në familje, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur në një familje në Vushtrri, ku një grua dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj, me të cilin janë në prag divorci.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 48-vjeçari ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se prej kur ka vendosur të ndahet me gruan, ajo ka ushtruar dhunë psikike edhe ndaj prindërve të viktimës.

Përballë kësaj situate, burri ka vendosur që ta denoncojë rastin në Polici, ku ka rrëfyer detajet e asaj që ka ndodhur në familjen e tyre.

Ndërsa e dyshuara është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar po ashtu nga hetuesit lidhur me akuzat e burrit.

Me urdhër të prokurorit, ndaj saj kanë nisur hetimet për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer