Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, ka njoftuar se e kanë gjetur një person/msahkull, pa shenja jete në “Bjeshkët e Nemuna”.
Sipas njoftimit këtë të hënë ata u njoftuan rreth orës 6 të mëngjesit se një persin i cili kishte dalur për ecje në bjeshkët e Nemuna, nuk ishte kthyer.
Ekipet e ShKKshMK, e kanë gjetur trupin e pajetë me inicialet D. Begolli afër burimit të ujit që gjendet afër majës, në 2 mijë metra lartësi.
E plotë:
Sot me datë 24 korrik 2023, ShkKshMK rreth orës 06:00 të mëngjesit pranoi një thirrje nga një i afërm i një personi i cili kishte dalur për ecje rekreative bashkë me një familjar tjetër të tij drejtë Majës së Kopranikut – bjeshkët e Nemuna regjioni Pejë.
Shumë shpejt anëtarët e stacioni të ShKShMK në Pejë koordinohen me emergjencat dhe Policinë e Kosovës stacioni rajonal i Pejës dhe nisen drejt vendit të ngjarjes.
Viktimën mashkull me inicialet D.B. sipas edhe informatave të mëparshme shpëtuesit tanë e gjejnë afër burimit të ujit që gjendet afë majes në 2000m/Lmd pa shenja jete. Pas ekzaminimeve të vendit të ngjarjes nga ana e Policisë dhe me konsultim edhe te prokurorit të shtetit, shpëtuesit tanë filluan bartjen e viktimës deri ne vendin ku edhe ka mundur te arrij ekipi mjekësor të cilët pas ekzaminimit të viktimës konstatojnë vdekjen si pasoje e arrestit Kardiak.
Shpëtuesit tanë bënë bartjen e viktimes në një teren te vështirë për bartje dhe më pas viktimën e dorezojnë ne spitalin e qytetit te Pejës për ekzaminime te mëtutjeshme.
Familjarëve dhe miqve ju shprehim ngushllimet më të sinqerta .
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës