Pushteti aktual në Skenderaj në krye me Fadil Nurën ka jetësuar një premtim qe e kishtë bërë gjatë fushates zgjedhore, shkruan portali rajoni.org.
Bëhet fjale për projektin për ndërtimin e objekteve banesore për familjet e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kryetari i Komunës, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku kanë vizituar sot objektin banesor, ku kanë nisur punimet intensive, në mënyrë që ai të jetë i gatshëm për banim brenda këtij viti.