E martë, 19 Nëntor, 2024

Ngjarje e dhimbshme për familjen Smakiqi: Ky është i riu që humbi jetën në Drenas

Një 25-vjeçar nga Abria e Skënderajt, me vendbanim në Shtrubullovë të Drenasit ka humbur jetën sot pasi është rrëzuar aksidentalisht nga rimorkio e cila ishte e ngarkuar me dru.

Rajoni ka zbuluar se viktima është Ekrem Smakiqi.

Burimet e rajonit nga QKMF “Dr.Hafir Shala” në Drenas, kanë thënë se viktima është pranuar pa shenja jete rreth orës 11 e 30 minuta.

Për rastin është njoftuar policia e cila ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimet e rastit.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i 25-vjeçarit është dërguar në Departamentin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer