Sinan Vllasaliu, një nga këngëtarët më të pëlqyer tek publiku ka performuar gjatë javës së shkuar në festivalin e Gastronomisë.
Në këtë mbrëmjë ai këndoi disa prej hiteve të tij, njëzëri bashkë me publikun, të cilët ishin të shumtë në numër nga të gjitha moshat.
Vllasaliu në një intervistë për T7, tha se këto festivale duhet të organizohen më shpesh.
“Mendoj që është koha me u këndellë institucionet, këto festivale i japin më shumë hijeshi vendit”, tha këngëtari.