E mërkurë, 15 Janar, 2025

Zbulohet taktika dinake e Real Madridit për ta marrë Mbappe-n

Kylian Mbappe ose do të përfundojë te Real Madridi deri më 31 gusht, ose do të bëhet lojtar i “Los Blancos” nga 1 korriku 2024, një ditë pas skadimit të kontratës së tij në fuqi me PSZH-në. Sipas “L’Equipe”, ka një qetësi të dukshme në shtëpinë e Real Madridit, ku me dinakëri presin ngjarjet për të kryer goditjen në fund të gushtit.

Një ribërje e situatës që ndodhi tashmë në vitin 2021, megjithëse këtë herë Florentino Perez shpreson për një fund krejtësisht tjetër. Nëse dy vite më parë Mbappe, gjithashtu nën presionin e qeverisë franceze, nënshkroi rinovimin me PSZH-në, këtë herë tashmë e ka bërë të ditur se nuk dëshiron t’ia dijë për asgjë dhe skënd, duke i premtuar Real Madridit një lloj pakti të blinduar.

Kjo është arsyeja pse spanjollët do të presin javën e fundit të gushtit, para se të trokasin zyrtarisht në derën e Al-Khelaifi, i cili në atë moment do të përballet me një udhëkryq: t’ia shesë lojtarin Real Madridit për një shumë dukshëm më të ulët se 200 milionë eurot e kërkuara, ose ta humbasë atë falas 11 muaj më vonë.

Ky opsioni i dytë rrezikon, ndër të tjera, të dëmtojë marrëdhëniet në dhomat e zhveshjes, të komplikojë punën e Luis Enrikes. Mbajtja e Mbapes në stol do të bënte shumë zhurmë… Me pak fjalë, duke e parë atë nga jashtë, gjithçka e bën njeriun të besojë skenarin e Mbape në oborrin e Ançelotit në fund të merkatos aktuale.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer