E martë, 19 Nëntor, 2024

Nuk paraqitet në seancë, Gjykata do të urdhëroi Policinë për ta sjell multimilionerin Fatmir Grainca

Gjykata në Ferizaj do të urdhëroi Policinë që sjell në biznesmenit Fatmir Grainca pasi që ky I fundit pa ndonjë arsyetim mungoi në seancë ku po akuzohet për shkaktim të rrezikut  për një objekt të ndërtuar nga firma e tij “Hit Petrol” në rrugën “Gëzim Sahiti” në Ferizaj, rast për të cilin pati raportuar Gazeta Insajderi

Duhej të ishte në sallën e gjyqit, por biznesmeni Fatmir Grainca të enjten nuk iu përgjigj thirrjes së kësaj të fundit për të filluar shqyrtimin e aktakuzës ku ai ngarkohet me veprën penale të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm.

Në aktakuzën, një kopje të së cilës e posedon Gazeta Insajderi ai ngarkohet me përgjegjësi penale për nisjen e punimeve në një kompleks banesor në rrugën “Gëzim Sahiti”,ku në atë kohë banorët ankoheshin se i ka ‘terrorizuar’ më atë ndërtim, për çka edhe e denoncuan në Prokurori.

Gazeta Insajderi për këtë rast ka raportuar në mars e prill të vitit 2022. Këtu i gjeni të plota raportimet:

Por, edhe pse ngarkohet me këtë vepër penale nga Prokuroria në Ferizaj, multimilioneri Fatmir Grainca nuk ka prezantuar në Gjykatë, ku gjithçka ishte bërë gati për të.

Kjo e ka detyruar Gjykatësin Dardan Maloku që të kumtoi se do të lëshoj urdhër për sjelljen e Fatmir Graincës në seancë, urdhër që do ti shkoi Stacionit Policor në në Ferizaj.

Për çka po akuzohet Fatmir Grainca?

Siç kishte raportuar Gazeta Insajderi në mars e prill të vitit të kaluar, nisja e një kompleksi banesor të firmës “Hit Petrol” në rrugën “Gëzim Sahiti” në Ferizaj, kompani kjo në pronësi të Fatmir Graincës, kishte shqetësuar banorët e kësaj lagje.

Ata pastaj i ishin drejtuar Prokurorisë.

Prokuroria nisi hetimet, në drejtim të veprës penale të shkaktimit të rrezikut.

“Gjatë muajit Mars 2022, në rrugën “Gëzim Sahiti”, në Ferizaj, në vend punishten e kompanisë “Hit Petrol”, duke qenë përgjegjës për të krijuar kushte të sigurta dhe mbrojtëse në vend punishte, nga pakujdesia ka shkaktuar rrezik të madh për jetën e njerëzve dhe dëm të konsiderueshëm pasuror duke mos ndërmarrë veprimet e nevojshme për të siguruar objektin afër vend punishtes dhe duke mos vlerësuar rrezikun në të gjitha aspektet ashtu që derisa kanë qenë duke punuar ka filluar të bëhen gropa në oborr dhe plasaritje në muret e shtëpisë së të dëmtuarit Besim Tahiri, me ç’rast të njëjtit i është rrezikuar jeta e tij dhe anëtarëve të tjerë të familjes si dhe i është shkaktuar dëm material i konsiderueshëm me të cilën ka kryer veprën penale Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga neni 356 paragrafin 1 lidhur me paragrafin 6 të KPRK-së”, thuhet në aktakuzë, një kopje të së cilës e posedon Insajeri.

Sipas aktakuzës, Prokuroria Themelore e Ferizajt nuk ishte ndalur vetëm me denoncimin e banorëve, por kishte zhvilluar edhe hetime të tjera.

“Prokuroria pas hetimeve të zhvilluara, shqyrtimit dhe analizimit të shkresave të lëndës e sidomos dëshmisë së të dëmtuarit, mbrojtjes së të pandehurit, raportit të inspektoratit të punës pas sigurimit të provave materiale ka ardhë në përfundim se në veprimet e të pandehurit përmbushen të gjitha elementet e figurës së veprës penale Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga neni 356 paragrafin 1 lidhur me paragrafin 6 të KPRK-së”, thuhet në aktakuzë.

Si iu anulua leja kompanisë “Hit Petrol”

Prokuroria në aktakuzën kundër Fatmir Graincës, një kopje të së cilës e ka siguruar Gazeta Insajderi, tregon edhe për anulimin e lejes, po për objektin ku ai filloi ndërtimin në muajin mars 2022, dhe  për të cilin tash po përballet me akuzën për shkaktim të rrezikut.

“Nga Vendimi i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mjedisit me nr. reference 322 i datës 02.11.2022 është vërtetuar se kompanisë “Hit Petrol” i është anuluar leja e ndërtimit për arsye të mos pagesës së kësteve të pagesës ndaj organit komunal në kohën e paraparë në marrëveshje, dhe është obliguar Inspektorati Komunal që të bëj zbatimin e këtij vendimi si dhe të siguroj sigurinë në vend punishte”, bëhet me dije në aktakuzë

Sipas Prokurorisë, mandej me datë 10.11.2022, Inspektorati i Ndërtimtarisë ka dalë në vendin e ngjarjes, saktësisht në vende punishten e “Hit Petrol” në rrugën “Gëzim Sahiti” dhe ka nxjerrë Procesverbal ku është obliguar investitori të respektoj vendimin e organit komunal, po ashtu më datë 14.11.2022 Inspektorati ka nxjerrë vendim ku e ka Urdhëruar investitorin “Hit Petrol” të zbatoj vendimin 322 të datës 02.11.2022 për Anulimin e lejes lidhur me vazhdimin e punimeve.

“Vepra penale konsumohet kur shkaktohet rreziku për jetën a për pasurinë në vëllim të madh që në rastin konkret nga provat e siguruara vërtetohet se i pandehuri Fatmir Grainca duke qenë përgjegjës për të krijuar kushte të sigurta dhe mbrojtëse në vend punishte nuk ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për të siguruar objektin afër vend punishtes dhe duke mos vlerësuar rrezikun në të gjitha aspektet dhe për pasojë shembet dheu duke shkaktuar dëm të konsiderueshëm material pasi që shtëpia është qarë dhe tani është e pabanueshme, po ashtu është bërë një gropë e thellë në oborrin e të dëmtuarit nga punimet me çka mund të rrezikohet jeta e njerëzve që jetojnë në atë rreth”, thuhet tutje në aktakuzë.

Në një pjesë të aktakuzës, Prokuroria ka përshkruar edhe mbrojtjen që ka ofruar vet biznesmeni Fatmir Grainca.

“I pandehuri Fatmir Grainca më 20.02.2023 në mbrojtjen e tij të dhënë para Prokurorit ka deklaruar se në raport me rrjedhën e kësaj procedure me datën 15.10.2021 është marrë leja ndërtimore si rrjedhojë e së cilës kanë filluar punimet në muajin mars 2022, e ku të cilat punime janë ndërpre me vendim të inspektoratit me datën 11.05.2022, rrjedhimisht në kohën kur ishte vendosur themel pllaka ishin ndërtuar muret anësorë të podrumit dhe kishte mbetur pa u vendosur pllaka mbi podrum, kur punimet janë ndaluar nga inspektorati në saje të një gabimi teknik në lejen ndërtimore nga zyrtaret e komunës ku te pjesa e podrumeve është paraqitur 2B që nënkupton dy kat podrume e që ter procedura e marrjes së lejes duke përfshirë edhe njoftimin publik dhe gjitha pëlqimet tjera në KEK Bifurkacion etj, të gjitha janë nxjerr me formulën B+P+11+PH dhe projekti kryesor është vulosur sipas kësaj formule, pasi është identifikuar ky gabim Inspektorati i ndërtimit ka bërë ndërprerjen e ndërtimeve me datën 11.05.2022dhe nuk është lejuar zhvillimi i asnjë punimi deri me datën 14.10.2022 kur është bërë korrigjimi i vendimit në raport me këtë gabim dhe gjatë kësaj kohe kompania ka insistuar me shkresa që ti zhvillojë punimet emergjente që është rrafshimi i pllakës së parë mbi podrum në mënyrë që të mundësohet mbushja me zhavorr e pjesëve anësore nga të cilat pretendohet se është shkaktuar edhe dëmi”, ka deklaruar Grainca para prokurorit të rastit.

Pas kësaj, sipas Graincës, me datën 01.12.2022 duke qenë edhe në trysni të banorëve përreth duke përfshire edhe ankuesin komuna me datën 02.11.2022, mbi bazën e një shkaku banal ka bërë anulimin e lejes ndërtimore me arsyetimin se nuk është bërë pagesa e një kësti dhe në pikën tre të këtij vendimi ka përcaktuar se obligohet inspektorati komunal që të bëjë zbatimin e këtij vendimi si dhe të krijojë siguri në vend punishte mbi bazën e kësaj me datën 17.11.2022, komunës i është drejtuar një shkresë me cilën është kërkuar një sqarim se çka nënkupton pika 3 dhe komuna na është përgjigjur se pika 3 nënkupton kryerjen e punimeve që mënjanon rrezikun e shkaktimit të dëmeve në shtëpitë përreth, respektivisht që nënkupton mbulimin e pllakës së podrumit dhe mbushjen me zhavorr të pjesëve anësore, pasi që pa vendosjen e pllakës është i pamundur sanimi i rrezikut, përkundër këtij pëlqimi nga Drejtoria e Urbanizmit inspektorati përsëri nuk ka lejuar që të zhvillohen këto punime.

“Ne në vazhdimësi kemi njoftuar komunën për rrezikun që kanoset për shtëpitë përreth, veçanërisht në kohën e vjeshtës dhe të dimrit ku të reshurat e shiut janë më të dendura dhe për këtë do tu ju dorëzojmë si provë gjitha shkresat që i kemi dërguar drejtorisë së urbanizmit dhe komunikimet që ata na kanë kthyere dhe në shkresën e fundit kur është bërë ky anulim komuna është njoftuar se mund të shkaktohet pasoja dhe se kompania nuk merr përgjegjësi sepse e ka të pamundur që ti evitojë për shkak të pengesave dhe ndalesave të paraqitura nga komuna. Sa i përket rastit konkret megjithëse akoma nuk është shkaktuar asnjë pasojë për shkak se pilotimi është bërë sipas standardeve të ndërtimit, edhe sikurse të ishte shkaktuar apo të shkaktohet në të ardhmen është përgjegjësi e organeve komunale dhe këtë do të dëshmojmë me shkresat që to ti dorëzojmë”, kishte deklaruar Fatmir Grainca para prokurorisë.

Pavarësisht dhënies së këtyre sqarimeve, Prokuroria Themelore në Ferizaj bazuar në provat që i kishte mbledhur, dhe dëshmitë e dëshmitarëve- banorë të lagjes “Gëzim Sahiti”, ka vendosur që ta ndjek penalisht biznesmenin Fatmir Grainca.

Për ndërtimin e një kompleksi prej 11 kateve në këtë lagje, Insajderi ka raportuar në vazhdimësi, përfshirë këtu edhe protestat e banorëve që janë mbajtur kundër këtij nderimi.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer