E martë, 19 Nëntor, 2024

Ganja si “rambo” i heq shiritat kufizues të vendosur për mediat

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka hequr shiritin që u kufizonte qasjen medieve në seancë.

Në pamjet e publikuara nga kallxo.com, Musliu shihet duke larguar një nga një shiritat që ua kufizonin mediave raportimin nga seanca.

Kuvendi dje është arsyetuar se ka vendosur shiritin për shkaqe sigurie derisa pritej të niste seanca e jashtëzakonshme.

Shiriti u vendos në pjesën ku janë mediet dhe xhamit ndarës të ballkonit për medie.

Na ballkonin e Kuvendit, nga ku mundësohet pamja e plotë e sallës së seancave, janë vendosur rregullisht ekipet e gazetarëve që kanë përcjellë seancat.

Ajo është hapësira e vetme nga e cila gazetarët mund t’i përcjellin punimet e Kuvendit.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer