Është arrestuar një person i cili derisa ishte duke drejtuar veturën, nga pakujdesia ka goditur një pjesëtar të Policisë së Kosovës, i cili në ato momente ishtë duke kaluar rrugën, shkruan portali rajoni.org.
Rasti ka ndodhur në mengjesin e 28 korrikut në rrugën “28 nëntori” në Skenderaj.
Si pasojë, zyrtari policorë ka pësuar lëndime dhe është dërguar në spitalin rajonal në Mitrovicë dhe sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore është stabile./Rajoni.org/