E hënë, 18 Nëntor, 2024

Vajza e profesorëve pranohet si profesoreshë asistente në fakultetin ku prindërit e saj ligjerojnë, Drenicasja doktor shkence tregon për diskrimnim ne konkursin e UP’së

Kandidatja që ia ka mësyrë të ligjërojë në Universitetin e Prishtinës humbi hapin e parë të konkursit nga një kundërkandidat që sipas saj është më pak e kualifikuar dhe është vajza e profesoreshes dr. Hasime Qorraj – Bytyqi dhe profesorit Cenë Bytyqi, të dy profesor në fakultetin ku u punësua edhe vajza e tyrë, Dafina, zbulon portali rajoni.org.

Dafina Bytyçi, Driton Vela dhe Ibadete Bytyçi kishin konkurruar për pozitën Profesor Asistent në konkursin e Fakultetit të Mjekësisë në katedrën e fiziologjisë patogjik në një grup lëndësh.

Komisioni vlerësues në këtë rast propozoi për këtë pozitë kandidatën Dafina Bytyçi.

Ibadetja pretendon se është diskriminuar në të gjitha pikat karshi kunërkandidatës. Ajo madje vë në dyshim paanshmërinë e komisionit recensues që ka bërë këtë përzgjedhje.

Vlerësimi i komisionit recensues për tre kandidatët

Komisioni recensues i përbërë nga Burim Neziri, Qëndresa Daka dhe Argjira Juniku – Shkololli më datën 30 qershor ka marrë vendim që kandidatën Dafina Bytyqi ta rekomandojë për pozitën e profesor asistentës në pozitën IC-52 (1) sipas konkursit të fundit në UP.

Ata kishin vlerësuar se kandidatja Dafina i plotëson të gjitha kushtet e parapara me Statutin dhe Rregulloren e UP-së, duke përshkruar se ajo posedon titullin Doktor i Shkencave, posedon publikime shkencore si autor e parë dhe si ko-autor, ka notë mesatare në studimet themelore 9.65 dhe ka pervoje.

Në anën tjetër për dy kandidatet tjere ndonëse punime kanë secili dy here me shumë se e përzgjedhura, komisioni kanë shkruar se nuk i plotësojnë kushtet e parapara me Statutin dhe Rregulloren dhe se të njejtit nuk kanë arritur pikët e mjaftushmë për t’u përzgjedhur.

Megjithatë, brenda këtij raporti  te përmbledhja e aktiviteteve shkencore në tabelat për kandidatët shkruhet se kandidatja e pranuar Dafina Bytyçi sipas dokumentit të UP i ka 4 artikuj si autore përkundër kandidatës se saj, Ibadetës e cili i ka 20 punime si autore.

Në tabelën e publikimeve nga vetë UP’ja, vërehet se kandidatja e diskualifikuar i ka 16 artikuj/punine me shume se kandidatja e pranuar.

Pretendimet e kandidates

Me rekomandimin e komisionit recensues nuk është pajtuar kandidatja, Ibadetë Bytyçi.

Ajo thotë se vlerësimi është bërë kundër Rregullores, Statutit t UP-së dhe Ligjit për Arsimin e Lartë.

Tutje ajo thotë se Komisionit Recensues ka shkelur qëllimisht nenin 10 te rregullores 27/04/2022 (Nr. Prot. 886), si dhe më tepër sipas saj ky komision është munduar të kurdisin qëllimet e tyre për të përshtatur kërkesat për përzgjedhje të kanidates së paracaktuar.

Ibadete Bytyçi thotë po ashtu se kandidatja e përzgjedhur nuk është adekuate për ligjerimin e lëndes përkatese!

“Nuk di që dikund në botë, specialisti i lendëve kirugjike përzgjedhet për të ligjeruar mekanizmat shkencore të semundjeve internistike”.

Ankuesja vë dyshime edhe punimet e prezantuara të kundërkandidatës.

“Ajo 100% e publikimeve, të publikuara i ka së bashku më gjithë familjen e saj, ku të më njejtat punime janë graduar e gjithë familja më pare në të njëjtin fakultet (50% case reporte)”.

Kush janë prinderit e Dafinës dhe pse e bëri nëna e saj kërkësen për terheqjë nga mësimdhënia, ditën qe u mbyll konkursi

Rajoni ka zbuluar se kandidatja e përzgjedhur është vajza e profesorit në UP Cenë Bytyqit dhe e profesoreshes në UP Hasime Qorrajt. Të dy profesorë në fakultetin e mjekësisë.

Tutje, në dokumentin e siguruar nga portali rajoni.org, Hasime Qorraj, në ditën qe ishtë mbyllur konkursi kishtë dërguar kërkesë këshillit të fakultetit në UP për terheqjë të pjesshmë nga ligjerimi dhe kjo bëhet pikërisht në ditën qe është mbyllur konkursi.

Sipas ankuses arsyeja pse ka bërë kjo kërkesën në fjale është me qëllimin qe të i shmanget konfliktit të interesit dhe qe të i ikë nenit 10.

Por çka thotë neni 10 ?

“Në Universitetin e Prishtines nuk lejohet rekrutimi/angazhimi i kandidatëve brenda ndonjeres prej strukturave themelore organizative (katedër, dege, department apo program), nese brenda atyre strukturave te njejtit kane ne marrëdhenie te rregullt pune apo tê angazhuar familjare tē ngushte (në relacionin bashkëshortor, prind-femijë, vella-moter, motër-motër, vella-vella dhe anasjelltas)”.

Me poshtë gjeni reagimin e plotë të kandidatës se diskualifikuar Ibadete Bytyçit;

Turpi nuk paska kufinj….
UP-ja, do duhej të ishte Tempulli i Dijës – Jo Senati i “Elitës Aristokrate”

Pa kalkuluar në detaje të arriturat shkencore, vetëm një krahasim i shkurtër në google scholar (H Indexi me i lartë së i Komisionit Recensues së bashku më kandidatën e përzgjedhur. Linqet bashkëngjitur)!

Edhe përkundër dallimeve të prakahasueshme në shkencë, turpi i radhës nga Fakulteti i Mjekesisë është edhe me i madh kur vërehën falsifikime dhe shkelje të mëdha ligjore e të cilat behën qëllimisht nga anëtaret e komisionit, si:

1. Fallsifikim i numrit të publikimeve, prezantimeve, librave, përvojës së punës dhe të arriturave tjera….!!!;

2. Përzgjedhje e kandidatës e cila nuk është adekuate për ligjerimin e lëndes përkatese!!! Nuk di që dikund në botë, specialisti i lendëve kirugjike përzgjedhet për të ligjeruar mekanizmat shkencore të semundjeve internistike…!!!;

3. Mbyllja e syve të Komisionit Recensues duke shkelur qëllimisht nenin 10 te rregullores 27/04/2022 (Nr. Prot. 886), si dhe më tepër duke u munduar të kurdisin qëllimet e tyre për të përshtatur kërkesat për përzgjedhje të kanidates së paracaktuar. Nëna e kandidatës (siç duket me rekomnadim të komisionit), per t’ju shmangur konfliktit të interesit, bënë kerkesë për terheqje (Nr. Prot. 6128) të pjesshme, dhe kjo bëhet pikerisht më date 30.06.2023, përkatesisht pas mbylljes se konkursit të aplikimit!!!!; dhe

4. 100% e publikimeve, të publikuara së bashku më gjithë familjen e saj, ku të më njejtat punime janë graduar e gjithë familja më pare në të njëjtin fakultet (50% case reporte).

P.s.: Kam heshtur me dekada duke me privuar nga të drejtat e mia, mirëpo kësaj radhe do ti bejë publike çdo padrejtesi që me kanë shkaktuar ndërvite. Edhe pëkunder kërkesave institucionale që as mos të aplikoj kësaj radhe sepse pozitat e shpallura janë paracaktuara, unë qëllimisht kam aplikuar dhe do të ti mbrojë të drejtat e mia pakufi. Unë do ti bëjë publike të gjitha marrezitë e komisionit gjatë këtij procesi. Turp ju qoftë!!!!
Më tutje unë jam e hapur që të gjitha parregullsitë ti prezantoj para të gjitha mediave të interesuara, si dhe do ti ndjekë të gjitha rrugët e drejtësisë për të shperfaqur turpësitë e komisionit!

Linqet:
https://scholar.google.com/citations?user=RSKE4t0AAAAJ&hl=en

https://scholar.google.com/citations?hl=en&user=jtbonpYAAAAJ

https://scholar.google.com/citations?hl=en&user=cuJL-6AAAAAJ

https://scholar.google.com/citations?hl=en&user=PN5qRq4AAAAJ

https://scholar.google.com/citations?hl=en&user=-ZwS5_oAAAAJ

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer