E mërkurë, 15 Janar, 2025

Premier League gati për sezonin e ri, më shumë se 1 miliardë të shpenzuara

Pritja për fillimin e futbollit bio të Premier Ligës angleze sa vjen dhe bëhet më e vogël dhe paralelisht rriten dhe emocionet, entuziazmi dhe kurioziteti për të parë se si klubet që kanë investuar në masë të madhe do të luajnë në fushën e blertë. 38 javë, 20 skuadra, më shumë se 1 miliardë paundë të shpenzuara, lojtarët më cilësorë të afruar, sinjalizojnë që Premier League do të ruajë përsëri fronin e kampionatit më të fortë në Europë.

Arsenali mban kurorën si skuadra që ka investuar më shumë në lojtarë se çdo klub tjetër, në tentativën e qartë dhe reale për të rivalizuar Manchester City në garën për titullin kampion, që vjet u rrëmbye në një mënyrë tejet dramatike nga The Citizens, ndoshta dhe falë eksperiencës, kualiteteve në fushë, por edhe në pankinë, që në fund e ndihmuan ekipin e Guardiolës të arrijë objektivin përfundimtar.

Për të evituar një tjetër skenar të tillë, Topcinjtë e Londrës kanë harxhuar 208 milionë paundë, vetëm në tre elementë. Declan Rice, Kai Havertz dhe Jurrien Timber.

Ndërkaq, kryefjalë për Man.Cityn deri më tani kanë qenë largimet, si Ilkay Gundogan, Riyad Mahrez e ndërsa pritet të mbyllë bashkëpunimin pas 6 vitesh me klubin dhe Kyle Walker. Faza e rindërtimit për Manchester United vijon dhe Erik ten Hag po implementon dalëngadalë vizionin e tij te 20-herë kampionët e Anglisë, duke sjellë në Old Trafford jo vetëm lojtarë që e njohin mirë filozofinë e tij, por që janë edhe të aftë të rrisin skuadrën në aspektet teknike, taktike dhe fizike. Kështu, transferimet e Mason Mount, Andre Onana dhe pothuajse edhe të Rasmus Hojlund dhe Sofyan Amrabat do të ndikojnë që United të jetë më rivalizues në sezonin e ardhshëm, por vështirë të thuhet që do të jenë gati të masin forcat me Man.City.

Nëse në sezonet e fundit e kemi ditur se çfarë mund të presim nga Liverpool, në këtë edicion nuk kemi asgjë të sigurtë. Por, vetëm një gjë është e sigurtë, që the Reds nuk do të përsërisin një sezon si ai i vjetshmi. Transformimi total i mesfushës pritet të jetë thelbësor edhe në ndryshimin e fateve të sezonit në mënyrë pozitive, me Mac Allister, Dominik Szoboszlai dhe me shumë mundësi edhe Romeo Lavia, që pritet t’i japin një dimension të ri lojës së Klopp.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer