E mërkurë, 15 Janar, 2025

Daku merr ofertë nga skuadra e Bundesliga 2

E ardhmja e Mirlind Dakut do të definohet javën e ardhshme.

Pas përfundimit të një sezoni produktiv në Kosovë me 31 gola të shënuar, Daku u rikthye te Osijeku në Kroaci.

Ka disa javë që sulmuesi kosovar po stërvitet me ekipin kroat.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur që Daku do të vazhdojë kontratën edhe për 2 vite tjera me Osijekun, megjithatë do të largohet përsëri në formë huazimi.

23 vjeçari ka marrë ofertë serioze nga një klub gjerman i Bundesliga 2.

Ka shumë mundësi që ish futbollisti i Llapit të vazhdojë karrierën në Gjermani.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer