Komuna e Drenasit, dje me një njoftim në rrjetin social “facebook” është lavderuar për asfalltimin e mbi gjysmë kilometri rrugë, saktësisht shtrimin e 600 metrave asfallt në rrugën “Besim Mala”, rrugë cila gjendet shumë afër sheshit “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci” – portali rajoni.org.
Për të parë nga afër punimet qe po zhvillohen në këtë segment rrugor, kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci bashkë me Drejtorin për Infrastrukturë Publike, Endrit Gllareva vizituan vendpunishten.
Ata thonë se projektet e planifikuara infrastrukturore do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim për të mirën e qytetarëve.
“Komuna e Drenasit mbetet e përkushtuar në krijimin e kushteve më të mira infrastrukturore për qytetarët duke iu lehtesuar qasjen, dhe marrjen e shërbimeve në lokalitetet ku jetojnë”.