E martë, 19 Nëntor, 2024

Kthehet në rigjykim rasti i Suzana Zogianit -Sekiraqa e dënuar me 25 vjet burgim

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur që rasti i Suzana Zogiani Sekiraqës e cila është dënuar me 25 vjet burgim për vrasjen e burrit të saj të kthehet në rigjykim.

Ajo e kishte vrarë bashkëshortin e saj në vitin 2018 në shtetin e Francës. Pas këtij veprimi ishte kthyer në Kosovë, ku ishte arrestuar dhe ishte shpallur fajtore më 2019 për “vrasje të rëndë” nga Gjykata e Prishtinës.

Para se të ndodhte vrasja, Zogiani – Sekiraqa, kishte raportuar disa herë te autoritetet franceze se ishte viktimë e dhunës në familje e shkaktuar nga bashkëshorti i saj. Nga viti 2010 deri në vitin 2018, në periudha të ndryshme kohore, asaj dhe fëmijëve të saj, u ishte ofruar strehim nga autoritetet franceze. Në vitin 2018, Gjykata e Lionit në Republikën e Francës e kishte shpallur fajtor dhe dënuar për dhunë në familje tashmë të ndjerin A.S. për ta liruar pastaj me kusht.

Kurse me 21 shtator të vitit 2018 Zogiani – Sekiraqa e kishte vrarë atë, e cila më pas bashkë me fëmijët e saj ishte kthyer në Republikën e Kosovës, ku ishte lajmëruar në Ambasadën e Republikës së Francës në Republikën e Kosovës dhe më 4 tetor 2018, e njëjta ishte arrestuar nga organet kompetente.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer