Madje ata nuk e kanë ndërmend të ndalen. Së fundmi kanë shprehu interesim për Marcos Llorente, i cili në fakt është shumë afër të firmos me klubin arab, shkruan Lajmi.net
The Athletic raporton se Al-Ahli pritet të paguaj vetëm 23 milionë euro për futbollistin e Atletico Madrid.
28-vjeçari është pjesë e Atletico Madrdi nga sezoni 2019/20, ku u transferua nga Real Madrid për 30 milionë euro.
Sezonin e kaluar me Atleticon zhvilloi 29 ndeshje, shënoi tre gola dhe bëri tre asiste./Lajmi.net/