Drejtori i gazetës Nacionale, Berat Buzhala, ka thënë se kryeministri i Kosovës ka gënjyer në rastin e Klan Kosovës.
“Kryeministri i Kosovës ka gënjyer duke thënë që Klan Kosova nuk i ka ndryshuar ato teknikalitete, por në vendimin e gjykatës doli që Klan Kosova i ka ndryshuar teknikalitetet. Pra, qeveria ka gënjyer në mënyrë konsistente javëve të fundit”, tha Buzhala në Klan Kosova.
Buzhala në Info Magazine theksoi se e sotmja është ditë e madhe për drejtësinë.
“Përveç fitorës së Klanit, në Gjykatën Komerciale, ishte edhe një vendim tjetër i Gjykatës Kushtetuese, që e kthejë një Projektligj të qeverisë që bie ndesh me Kushtetutën”, tha ai.
Ai theksoi se atë se çka ka berë Qeveria e Kosovës këto dy vjet e gjysmë, tri vite me ligjin është qesharake.
“Por, kur është në pyetje fati i njerëzve, nuk është vetëm qesharake por edhe tragjike, sepse shtatëherë për tre vjet e ka cënuar Kushtetutën e Kosovës”, theksoi ai.
Gjykata Komerciale sot e ka aprovuar ankesën e Klan Kosovës, duke e shtyer vendimin e MINT-it rreth pezullimit të certifikatës së biznesit.