E premte, 20 Shtator, 2024

Ky është kosovari që u plagos nga një kosovar tjetër në Shëngjin

Një sherr me thika ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kune të Shëngjinit, ku janë përfshirë dy kosovarë, njëri prej të cilëve ka mbetur i plagosur.

Siç raporton Top Channel, një 50-vjeçar i identifikuar si Selim Bllaca nga Kosova ka mbetur i plagosur nga një person tjetër H. B. 66 vjeç, po ashtu nga Kosova, i cili tashmë është arrestuar

I plagosuri ka marrë plagë në zemër dhe ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Lezhës, ndërsa mësohet se gjendja e tij është rënduar.

Thika është sekuestruar, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer