E enjte, 19 Shtator, 2024

Veç në QKMF të Drenasit bën vaki qe infermieri me shkolle të mesme të e monitoroj punën e mjekëve specialist!?

Pozita e koordinatorit të cilësisë në QKMF “Hafir Shala” në Drenas, qe nëntë muaj është me ushtrues detyre. Komuna pati hapur konkursin për këtë pozitë në tetor të vitit të kaluar, mirëpo dështoi për shkak të moskalimit as 50% të testit nga ana e kandidatëve. E në këtë pozitë është emëruar Daut Gjinofci, njëri nga kandidatët që nuk e ka kaluar testin, dhe sipas mjekëve, ai është infermier me shkollë të mesme

Qe nëntë muaj, pozita e koordinatorit të cilësisë në QKMF “Hafir Shala” në Drenas është duke u udhëhequr me ushtrues detyre, nga njëri prej kandidatëve që nuk e kaloi testin në konkursin për këtë pozitë.

Konkursi i hapur në tetor të vitit të kaluar, dështoi për shkak se asnjëri nga kandidatët nuk kaloi me sukses 50-përqindëshin e testit. E, Daut Gjinofci, që sipas mjekëve është infermier me shkollë të mesme, u vendos në këtë pozitë dy ditë pasi komuna njoftoi se do ta hapte konkursin e ri, brenda afatit ligjor.

Mjekët e QKMF-së, janë shprehur të indinjuar me emërimin e tij në këtë pozitë.

“Është e padrejtë dhe e paligjshme që një infermier me shkollim të mesëm në fushën e mjekësisë, pavarësisht respektit që kemi ndaj tij, të kontrollojë punën e mjekëve, profesionistëve, specialistëve, mjekëve të lëmive të ndryshme. Kjo nuk ndodhë në asnjërën prej komunave të Kosovës dhe ne e kemi shprehur nevojën dhe dëshirën që edhe në Drenas të jetë mjek sikurse në komunat tjera”, ka thënë Arben Beka, mjek në QKMF “Hafir Shala”, Drenas.

Një javë pas emërimit të Gjinofcit, mjekët e QKMF-së kanë dërguar në Komunën e Drenasit peticionin me 31 nënshkrime, me kërkesën që në këtë pozitë të emërohet një mjek, por që sipas tyre, nuk është marrë parasysh.

E drejtoresha e shëndetësisë në Drenas, Lumnije Gjoshi-Krapi, ka arsyetuar emërimin e Gjinofcit, ndërsa nuk ka dhënë sqarime se pse nuk e kanë rishpallur konkursin.

“Testi është anuluar për shkaqe objektive dhe z. Gjinofci është emëruar deri në përzgjedhjen e Koordinatorit të cilësisë, sipas konkursit. Z. Gjinofci është emëruar në këtë pozitë të përkohshme, për shkak të performancës së tij të shkëlqyer në vendin e punës (me përvojë menaxheriale, mes tjerash, ai ishte edhe udhëheqës i vaksinimit dhe zbatimin e planit kombëtar të vaksinimit covid 19)”, ka thënë Gjoshi-Krapi.

E në një përgjigje të shkurtër, drejtori i QKMF-së, Ismet Bogiqi dhe koordinatori tashmë i zgjedhur, Daut Gjinofci, kanë thënë se nuk ka pasur ndonjë shkelje në procedurë.

Vendimi i emërimit të Gjinofcit, i cili është edhe vëllai i njërës nga zyrtaret e Komunës së Drenasit, nuk u bë publik as në faqen zyrtare të komunës. Emërimi i tij në këtë pozitë ka shkelur pikën 3.1 të nenit 3 të Qarkores së kësaj QKMF-je, ndërsa mosrishpallja e konkursit për këtë pozitë shkel nenin 6 të Udhëzimit Administrativ Nr.07/2017.

E shkeljet e shoqëruan konkursin edhe para dështimit të tij.

“Është ndërruar komisioni përzgjedhës pikërisht në ditën e testimit. Ka pasur favorizime për kandidatin e preferuar dhe kundërfavorizime për ne të tjerët që kemi qenë pjesëmarrës”, ka shtuar Beka.

E ndërrimin e komisionit Komuna e ka arsyetuar me gjendjen shëndetësore të komisionerëve.

E për shkeljet në konkurs, por edhe pas tij, mjeku Beka ka thënë se kanë dorëzuar një ankesë në Komunën e Drenasit, derisa këta të fundit sipas tij, nuk janë marrë me pikat që ata i kanë kontestuar, por me jetën e tyre private. Rastin ata tashmë e kanë dërguar rastin në Gjykatën Themelore në Drenas.

Daut Gjinofci para se të merrte pozitën e koordinatorit, ka punuar si teknik i rëntgenit dhe ka qenë kryetari i sindikatës së QKMF-së në Drenas.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer