E enjte, 19 Shtator, 2024

Refuzuan 80 milionë paund, Chelsea gati ofertën e radhës për Caicedo

Pasi i refuzuan ofertën e tretë prej 80 milionë paundësh nga “pulëbardhat” e Brighton për kartonin e ekuadorianit Mosies Caicedo u duk se “blutë” e Chelsea do të hiqnin dorë prej mesfushorit 21-vjeçar, mirëpo nuk ka ndodhur kështu.

Sipas raportimeve më të fundit nga tabloidet britanike, Caicedo vlerësohet nga klubi i tij në shifrën e 100 milionë paundëve e për këtë aryse, londinezët janë duke bërë gati një ofertë të katërt, që shpresojnë t’i japi fund negociatave për amerikano-jugorin.

Pavarësisht refuzimeve, vlen për t’u theksuar se bordi i Chelsea është i vendosur të nënshkruajë me ekuadorianin këtë merkato vere, teksa në “Stamford Bridge” konsiderohet si një përforcim me shumë vlera për skuadrën e teknikut, Maurizio Pochettino.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer