E hënë, 18 Nëntor, 2024

I akuzuari për shantazhe, Ramiz Lladrovci, ushtron padi ndaj portalit rajonit për tenderin qe vetë komuna e tij e publikoj

I akuzuar për shantazhe nga shokët e tij dhe nga çlirimtarët atjë në Hagë, Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci 6 ditë me parë në platformën sociale “instagram”, ka thënë se ka ushtruar padi ndaj portalit rajoni duke njoftuar se është shkrimi i dytë qe sipas tij doli po atë ditë për shpifje.

@donaal.84

#fyp #foryou #fypシ #foryoupage #fy #funny #fypシ゚viral #fypage #viral #viralvideo #video #viraltiktok #videoviral #german #germany #usa #albanien #fürdich #love #ademjashari🇦🇱🇦🇱🇦🇱 #kosovo #kosova #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #shqip #drenica #prekazi #Tiktok #❤️ #🙏🙏🙏 #🇽🇰 #🇦🇱

♬ Originalton – Mbesa e Adem Jasharit ♥️

Pra, Lladrovci i frikësuar nga dononcimet publike të rajonit qe janë bërë e do vazhdojnë të bëhet për dyshimet e keqperdorimeve, për nepotizmin dhe punësimet familjarë të tij dhe “kllapës” se tij – ky i fundit ka filluar me postime të njëpasnjëshmë në instagram ndaj redaksisë se rajonit; asgjë me shume e asgjë me pak se duke pasur qëllimin e qartë diciplinimin dhe frikësimin e gazetes rajoni dhe manipulimin e qytetareve të Drenasit.

Po cili ishtë artikulli i dytë qe e preku në “tela” dhe qe Ramizi e quajtu artikull “shpifës”

Në ditën e publikuar të postimit të Lladrovcit, 6 ditë me parë – rajoni kishtë denoncuar një kontratë në të cilën ishtë shpërblyer kompania “KosovaMed” në qytetin e Drenasit.

Bëhet fjale për tenderin [Titull i kontratës] “Zhvendosjen e Pajisjeve Radiologjike nga QKMF Drenas ne QMF Komoran”, në vlerë 9.900€. [Shih dokumentin]

Pra, operatori në fjale – Komunës se Drenasit do të i kushtoj 9.900€ i cili sipas kontratës do të i bartë [Zhvendos] disa pajisje nga QKMF në Drenas deri në QMF Komoran – e që sipas google maps distanca është në largësi prej 6.900 metra!

Pra, kjo kontratë është nënshkruar me datën 2 gusht 2023, nga zyrtari i komunës Gezim Hajdini dhe ka hyrë fuqi po në këtë date. [Shih dokumentin]

Të njejtit, portali rajoni kishtë sfiduar me një email duke i derguar kabinetit të tij qe të na dërgoj qe të kemi mundesin e argumentimit për të ashtuqaujtura “shpifje” – por deri në publikimin e lajmit nuk kanë kthyer pergjigjje.

Si redaksi nuk mbetet të themi gje tjetër veç se, Ramiz – shihemi në gjykatë!

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer