E hënë, 18 Nëntor, 2024

100 mijë euro pritet të shpenzohen nga Kuvendi për bileta udhëtimi jashtë vendit

100 mijë euro pritet të shpenzohen nga buxheti i shtetit për bileta udhëtimi jashtë vendit për nevojat e Kuvendit të Kosovës.

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar për një kontratë për shërbime të udhëtimit me aeroplanë (bileta) për nevojat e këtij institucioni.

Siç bëhet e ditur në njoftimin për kontratë të publikuar në KRPP, Kuvendi parashihet të blejë rreth 250 bileta për udhëtime jashtë Kosovës.

Ndërsa, në njoftim nuk janë bërë të ditura relacionet e këtyre udhëtimeve.

Image

Po ashtu, është bërë e ditur se 50 për qind e këtyre shpenzimeve janë për udhëtimet e deputetëve, 20 për qind për udhëtimet e stafit politik dhe 30 për qind për stafin administrativ.

Kjo kontratë është paraparë për periudhën 12-mujore.

Image

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer